Mësohet oferta e çmendur e Barcelonës për Messin, katalanasit kanë gati 300 milion euro

Mësohet oferta e çmendur e Barcelonës për Messin, katalanasit kanë gati 300 milion euro

Lionel Messi është lojtari i lirë pa klub edhe zyrtarisht, pasi marrëveshja e tij me Barcelonën skadoi në mesnatën e 30 qershorit.

Jorge Messin, babai dhe agjenti i Leos, është në bisedime me drejtuesit e Barçës tash e një kohë të gjatë për gjetjen e një marrëveshjeje të re, por sipas mediave në Spanjë, gjetja e një marrëveshje të re është paksa e vështirë, për shkak të natyrës së kërkesave të Messit dhe gjendjen së pasigurt financiare të klubit.

Sido që të jetë, Josep Pedrerol i El Chiringuito, nga burime të sigurta ka zbuluar ofertën e Barçës për Messin që do të bëhet zyrtare atëherë kur klubi të zgjidhë gjithçka me La Ligën dhe UEFA-n për shkak të fair play financiar.

Sipas Pererol, kontrata do të jetë pesë vjeçare, por vetëm dy vjet si lojtar i Barcelonës, tri të tjera mund të jetë duke luajtur ku të dojë, apo edhe në pension, por sërish do të paguhet nga klubi spanjoll.

 

Në sezonin e parë dhe të dytë si lojtar, ai do të fitojë nga 100 milionë euro, ndërsa 100 milionë euro të tjera do t’i fitojë në tri vitet e ardhshme pasi të largohet nga Barça, e të jetë duke luajtur diku në Amerikë apo Argjentinë.

Shpërndaje në: