Mësohet ora e saktë se kur do të zhvillohet përballja mes “BNE” dhe ekipit të tretë më të mirë në botë

Mësohet ora e saktë se kur do të zhvillohet përballja mes “BNE” dhe ekipit të tretë më të mirë në botë

Sonte ekipi Kosovar i CS:GO, “Bad News Eagles” do të ketë para vetit një sfidë mjaft të vështirë.

Ekipi ynë do të takohet me ekipin e tretë më të mirë në botë ‘ENCE’, shkruan Periskopi.

Ndeshja e tyre pritet të fillojë rreth orës 19:30 dhe ekipit fitues i duhen dy fitore në dy terrene të ndryshme.

Kujtojmë se Bad News Eagles po luajnë fillimisht në Challengers Stage, ku i nevojiten tri fitore nga pesë ndeshje për t’u kualifikuar pastaj në fazën tjetër, Legends Stage.

Momentalisht, ekipi kosovar ka dy fitore dhe një humbje. Ata mposhtën ekipin turk, Eternal Fire dhe legjendarët nga Brazili, Imperial, kurse u mposhtë nga ekipi rus, forZe.

Në rast fitoreje sonte do të kualifikohej direkt, kurse nëse pësojnë humbje do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare.

Shpërndaje në: