Mësohet se kur dalin në shitje biletat për ndeshjen Gjilani – Liepaja, këto janë çmimet

Mësohet se kur dalin në shitje biletat për ndeshjen Gjilani – Liepaja, këto janë çmimet

SC Gjilani ka njoftuar se të martën do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Liepajas, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Klubi gjilanas bëri të ditur se biletat do të shiten në dy lokacione, te Teatri i Qytetit në Gjilan dhe pranë stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat do të shiten nga ora 12:00 deri në ora 18:00.

5 euro do të kushtojnë biletat në Lindje, 10 euro ato në Perëndim dhe 20 euro biletat “VIP”.

SC Gjilani gjithashtu njoftoi se biletat janë të barkoduara dhe se autorizohet hyrja në stadium vetëm për mbajtësin e saj dhe një herë të vetme.

Ndryshe, ndeshja e parë mes Gjilanit dhe Liepajas do të zhvillohet më 7 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Shpërndaje në: