Messi apo CR7? Di Maria befason me përgjigjen e tij

Messi apo CR7? Di Maria befason me përgjigjen e tij

Angel Di Maria është në mesin e lojtarëve që kanë pasur fatin ta kenë shok skuadre edhe Leo Messin edhe Cristiano Ronaldon.

Madje, Di Maria ka luajtur në të njëjtën kohë me të dy lojtarët; njërin te kombëtarja e Argjentinës, tjetrin te Real Madridi.

Anësori i PSG nuk është kursyer për komente kur është pyetur se cili nga dyshja është më i mirë. Ai ka zgjedhur Lionel Messin.

“Messi është gjithmonë më i miri, ai është më i miri çdo vit”, ka thënë Di Maria, transmeton Periskopi.

“Ronaldo është lojtar special, por Messi është nga një planet tjetër. Nuk ka fjalë për ta përshkruar Messin, ai gjithmonë të surprizon”, ka shtuar argjentinasi.

Di Maria tani do ta ketë Messin shok skuadre edhe me klub (PSG), edhe te kombëtarja e Argjentinës. /Periskopi/

Shpërndaje në: