Messi apo Jorginho? Handanovic jep përgjigje interesante sa i përket ‘Topit të Artë’

Messi apo Jorginho? Handanovic jep përgjigje interesante sa i përket ‘Topit të Artë’

Gjatë muajve të fundit është debatuar shumë rreth asaj se kush duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’.

Triumfi i Jorginho në Ligën e Kampionëve dhe Euro 2020 e ka vendosur atë në garën për çmimin më prestigjioz individual.

Në këtë garë nuk mund të mungojë Lionel Messi, i cili anash statistikave të jashtëzakonshme individuale, fitoi edhe Kupën e Amerikës dhe Kupën e Mbretit.

Portieri i Inter, Samir Handanovic është pyetur se kush duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’. Përgjigja e tij ishte mjaft interesante.

“Jorginho fitoi gjithçka. Për mua, lojtari më i mirë nuk është ai që ka gjithçka në ADN, por ai që është i aftë të arrijë në maja më ndryshe, ose përndryshe Messi duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’ secilin vit”, ka thënë Handanovic, transmeton Periskopi.

Messi ndërkohë mbrëmë ka vendosur edhe një rekord të ri, duke u bërë golashënuesi më i mirë në Amerikën e Jugut, me 79 gola, tashmë dy më shumë sesa Pele. /Periskopi/

Shpërndaje në: