Messi bën zgjedhje të çuditshme kur pyetet për golin më të bukur në karrierë

Messi bën zgjedhje të çuditshme kur pyetet për golin më të bukur në karrierë

Lionel Messi ka zbuluar se goli i tij me kokë në finalen e Champions Leagues më 2009 kundër Manchester Unitedit, ishte më i bukuri në karrierën e tij.

Kapiteni i Barcelonës siguroi triumfin e dytë në Evropë, derisa shënoi golin deçiziv kundër “Djajve të Kuq” në Romë, derisa Barça fitoi 2-0 atë natë, raporton Periskopi.

Dhe i pyetur nga “RAC1” të përzgjedh golin e tij të preferuar, ai u përgjigj: “E kam thënë disa herë, ai në Romë në finale kundër Manchester Unitedit.”

Zgjedhje e çuditshme kur marrim parasysh çfarë gola spektakolarë individual ka shënuar ai. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: