Messi debuton me fitore, PSG merr tri pikë nga udhëtimi te Reims falë shkëlqimit të Mbappe

Messi debuton me fitore, PSG merr tri pikë nga udhëtimi te Reims falë shkëlqimit të Mbappe

Paris Saint Germain ka marrë tri pikët e radhës në kuadër të Ligue 1.

Gjiganti francez, PSG ka shënuar fitore me rezultatin 0:2, kundër skuadrës së Reims, shkruan Periskopi.

Lojtari vendimtar në këtë takim ishte i shumëpërfoluri për një kalim te skuadra e Real Madrid, Kylian Mbappe.

Mbappe fillimisht shënoi në minutën e 16’ të takimit. Ai shënoi me kokë, pas një asistimi perfekt të Di Marias.

Në pjesën e dytë, francezi gjeti golin edhe një herë, kësaj here pas një harkimi milimetrik nga Hakimi.

Por, spektaklin e pjesës së dytë e vodhi Lionel Messi. Ai nuk bëri shumë, veçse u inkuadrua në lojë në minutën e 66’, duke i zënë vendin Neymar. Debutimi i tij si shënim ishte i mjaftueshëm për të bërë bujë në të gjitha mediet.

Me fitoren e sotme, PSG shkon në 12 pikë pas katër ndeshjeve, kurse Reims i Valon Berishës e Arbër Zenelit mbetet në pozitën 17, me tri pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: