Messi: Dëshiroja të largohesha nga Spanja në vitit 2017, por nuk kisha oferta

Messi: Dëshiroja të largohesha nga Spanja në vitit 2017, por nuk kisha oferta

Messi nuk është ndarë nga Barcelona tërë karrierën e tij profesionale, shkruan Periskopi.

Por, sulmuesi argjentinas ka zbuluar se kishte dëshiruar të largohej nga Spanja gjatë problemeve që pati me qeverinë spanjolle për taksen prej 3 milionë eurove.

Argjentinasi në një intervistë për RAC1 tha: “Në atë kohë, me problemet e shtetit, unë doja të largohesha nga Spanja, por asnjëherë nga Barcelona.

“Ndjeva që po keqtrajtohesha dhe nuk doja të qëndroja këtu. Unë kurrë nuk kam pasur një ofertë zyrtare sepse të gjithë e dinin që doja të qëndroja të Barça”.

“Fëmijët e mi ishin të vegjël dhe nuk dinin asgjë. sepse e vërteta ishte e vështirë për çdo gjë që ndodhi atë kohë”, ka përfunduar Messi.

/Periskopi/

Shpërndaje në: