Messi dhuron për bamirësi ushqimin e mbetur nga dasma

Lionel Messi ka vendosur që ushqimin e mbetur nga dasma ta dhurojë për skamnorët
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, bëri një dasmë madhështore në vendlindje – Rosairo. Argjentinasi kishte qindra të ftuar në ceremoninë e martesës me bukuroshen, Antonella Roccuzzo.
Por, nga kjo dasmë nuk ka shkuar asgjë dëm, pasi Messi ka vendosur që ushqimin dhe pijet e mbetura t’i dhurojë për skamnorët, shkruan Express.
“Gjithçka që ka mbetur nga dasma arriti në depot tona dhe ne po e kontrollojmë atë. Ne ende nuk e dimë se sa ka sasi të ushqimit dhe pijeve”, ka deklaruar drejtori i Bankës ushqimore në Rosairo, Pablo Algrain.
“Ne i shpjeguam organizatorëve të dasmës se ne mund të pranojmë pijet, por jo ato alkoolike”, ka theksuar Algrain.
Në dasmën e Messit të pranishëm ishin yjet si: Neymar, Luis Suarez dhe Gerard Pique, Dani Alves, Sergio Aguero, Cesc Fabregas, Angel Di Maria, Xavi, Samuel Eto’, Carles Puyol dhe të tjerë.