Messi e kaloi edhe Pelen, këto janë statistikat impresionuese të yllit argjentinas pas pesëgolëshit të mbrëmshëm

Messi e kaloi edhe Pelen, këto janë statistikat impresionuese të yllit argjentinas pas pesëgolëshit të mbrëmshëm

Lionel Messi e demonstroi edhe një herë se nuk është i mbaruar, me një paraqitje mbresëlënëse.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit i shënoi 5 gola në fitoren e thellë të Argjentinës ne miqësore me Estoninë mbrëmë, 5:0.

Në paraqitjen totale, ekipi i Lionel Scalonit e pati 79% të dominimit të topit, 24 goditje drejt portës, prej tyre 10 në portë.

Kjo fitore e çon në 33 numrin e ndeshjeve pa humbje të Argjentinës, shkruan “Gazeta Express”.

Messi me këtë paraqitje brilante tregoi se do ta udhëheqë ekipin jug-amerikan drejt suksesit në Botëror.

Messi në këtë ndeshje i përmirësoi statistikat e tij:

– Messi u bë lojtari i parë në Kombëtaren e Argjentinës që i shënon 5 gola në një ndeshe të vetme;

– Kjo ishte hera e tetë që Messi shënon “hat-trick” për Kombëtaren dhe tregolëshi i 56-të në karrierë, duke e dërguar atë në 4 “hat-trick” prapa rivalit Cristiano Ronaldo;

– Kjo ishte hera e dytë në karrierë që Messi i shënon 5 gola në një ndeshje;

– Herën e fundit kur Messi i kishte shënuar 5 gola ishte ndeshja me Bayer Leverkusenin në mars të vitit 2012 në fitoren 7:1, e vlefshme për Champions League;

– Me 5 golat e shënuar në një ndeshje, Messi e kaloi legjendën hungareze, Ferenc Puskas për numrin e golave të shënuar në Kombëtare. Vetëm ish-futbollisti i Malajzisë, Mokhtar Dahari, ai i Iranit, Ali Daei dhe portugezi Cristiano Ronaldo kanë shënuar më shumë gola për Kombëtaren sesa Messi.

– Messi i ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit me Argjentinën, një seri që e përfshin tregolëshin kundër Bolivisë dhe lojtarin e ndeshjes në “Finalissima” ndaj Italisë;

– Messi e ngriti pozitën e lidershipit si golashënuesi më i mirë i Kombëtareve jug-amerikane. AI tash është 9 gola përpara Peles, që i kishte 77 gola për Brazilin. Messi po ashtu ka kaluar përpara Peles në total në karrierë me 769 gola, ndërsa legjenda braziliane ishte ndalur me 767;

– Messi i ka shënuar 86 gola për Kombëtaren në 162 ndeshje të zhvilluara. Kjo i bie një mesatare prej 0.53 golash për ndeshje. Me fjalë të tjera, një gol në çdo dy ndesjhe;

– Asnjë lojtar në histori të futbollit nuk ka shënuar më shumë gola dhe asistime sesa Messi. Ai e ka arritur numrin jubilar prej 1100 kontributeve direkt në gola, përfshirë këtu 797 gola të shënuar personalisht dhe 331 asistime për shokët e skuadrës në 974 ndeshje të zhvilluara për klube dhe për Kombëtaren. Thjesht, i jashtëzakonshëm.

Shpërndaje në: