“Messi ëndrra e çdo nëne, Ronaldo një robot” – këto komente të Blatterit e frustruan Perezin

“Messi ëndrra e çdo nëne, Ronaldo një robot” – këto komente të Blatterit e frustruan Perezin

Ish-presidenti i FIFA-s Joseph Blatter ka rikujtuar një incident me presidentin e Real Madridit Florentino Perez.

Gjithçka nisi kur Blatter iu përgjigj një gazetari për pyetjen e përjetshme Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.

“I thashë se Messi ishte fëmija që ëndërronte çdo nënë ndërsa Ronaldo i ngjan më tepër një roboti. Cristiano nuk ishte i lumtur, po ashtu edhe Perez,” zbulon Blatter.

“Çfarë më tha Perez? Florentino ishte shumë i inatosur, pasi unë isha pjesëtar nderi i Real Madridit. Unë i thashë se ishte çështje shijesh.

Ai u inatos akoma më shumë dhe më tha të qartësoja komentet e mia. Pak kohë më vonë Ronaldo fitoi ‘Topin e Artë’.”

Shpërndaje në: