Messi është humbës i keq: Nuk i gëzohet as golit të fitores në sekondat e fundit, vetëm pse u zëvendësua

Messi është humbës i keq: Nuk i gëzohet as golit të fitores në sekondat e fundit, vetëm pse u zëvendësua

Paris Saint-Germain arriti fitoren e gjashtë nga po aq ndeshje në Ligue 1, pas një fitoreje dramatike kundër Lyonit të dielën.

Lionel Messi po debutonte në shtëpi, derisa argjentinasi startoi përkrah Neymarit dhe Kylian Mbappe në sulm.

Por njejtë si kundër Club Brugge në Champions League, treshja nuk është se ka treguar kompaktësi, transmeton Periskopi.

Në fakt, ishte Lyoni skuadra që kaloi në epërsi në pjesën e dytë.

Mirëpo, epërsia e Lyonit zgjati vetëm 12 minuta, pasi Neymar fitoi një penallti dhe e qëlloi vetë duke barazuar rezultatin.

PSG ishte në kërkim të golit të fitores por, kur kishin mbetur edhe 15 minuta, Mauricio Pochettino shkaktoi sensacion duke zëvendësuar Messin për Achraf Hakimin. Ishte një zëvendësim që i bëri të flasin fansat e futbollit rreth e qark botës.

Kush do ta largonte futbollistin më të mirë në histori, kur jeni në kërkim të fitores?

Cilat janë arsyet? Messi poashtu nuk u duk shumë i lumtur, me shumë që po e akuzojnë se refuzoi shtrëngimin e duarve me Pochettinon jashtë fushës.

Ai nuk u duk poashtu aspak i lumtur kur u ul në bankën rezervë.

Në fakt, ai madje nuk ishte as i gëzuar kur zëvendësuesi tjetër, Mauro Icardi shënoi golin e fitores në kohën shtesë.

Messi nuk u duk se po shikonte derisa Mbappe krosoi topin tek Icardi për të fituar të tre pikët e skuadrës së tij.

Derisa pjestarët e tjerë të bankës rezervë kërcyen nga gëzimi, u desh të kalonin disa sekonda që Messi të ngritej nga ulësja.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: