Messi fiton Topin e shtatë të Artë – Ronaldinho ka një mesazh për të

Messi fiton Topin e shtatë të Artë – Ronaldinho ka një mesazh për të

Lionel Messi ka nxitur reagimet e gjithë botës së futbollit, me triumfin e tij të shtatë në garën për Topin e Artë.

Messi numëron tashmë shtatë Topa të Artë dhe kjo për Ronaldinhon është shumë e merituar. Braziliani ka nisur një mesazh për Leon, pak pas triumfit të argjentinasit.

“Urime Leo Messi!!! Është kënaqësi e madhe të të shoh ty teksa fiton një tjetër Top të Artë, ti e meriton çdo gjë që të ndodh në jetën tënde… Tashmë janë shtatë dhe ka vend për të tjerë, huh?kkkkkk”, ka shkruar Ronaldinho në  Twitter, përcjell Periskopi.

Ronaldinho ishte ‘mësuesi’ i Messit te Barcelona. 10 i Barcelonës kaloi nga Ronaldinho te Messi – nga historia në histori. /Periskopi/

Shpërndaje në: