Messi flet për gjasat që ta fitojë ‘Topin e Artë’, përmend disa ndryshime nga herat e kaluara

Messi flet për gjasat që ta fitojë ‘Topin e Artë’, përmend disa ndryshime nga herat e kaluara

Lionel Messi ka dhënë disa komente lidhur me ‘Topin e Artë’.

Sot janë publikuar emrat e të nominuarve për ‘Topin e Artë’, ku në mesin e tyre është sigurisht edhe favoriti Lionel Messi.

Messi ka thënë se viteve të kaluara futbollisti më i mirë shpallej me kritere tjera, kurse tani shtysë të madhe japin edhe trofetë me skuadër.

“Për momentin, trofetë si Champions League, Copa America, Euro, rrisin shanset për Topin e Artë’. Më parë, lojtari më i mirë në botë shpallej sipas paraqitjeve në fushë, tani sipas titujve”, ka thënë Messi, përcjell Periskopi.

Tutje ai ka vlerësuar edhe kundërshtarët e tij.

“Së fundmi paraqitje dhe arritje të mira kanë pasur edhe emra të tjerë, si Neymar, Robert Lewandowski e Karim Benzema”, shtoi argjentinasi.

Messi e ka fituar gjashtë herë çmimin e lojtarit më të mirë në botë dhe është me mundësi të mira për ta bërë këtë për herë të shtatë. /Periskopi/

Shpërndaje në: