Messi i pandalshëm, asiston dhe shënon në fitoren e Barcelonës kundër Sevillas

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka triumfuar ndaj Sevillas në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligas.

Barcelona ka zhvilluar një ndeshje fantastike ndaj skuadrës më në formë në La Liga për momentin, Sevillas.

Ishte fillimisht Messi i cili dhuroi një asistim të bukur për Ousmane Dembele i cili shënoi në min (29’).

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të “Blaugranëve”.

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi të ketë raste, por për golin e dytë u desh të prisnin.

Ishte Lionel Messi i cili shënoi në min (86’), duke shënuar golin e parë në këtë ndeshje dhe të 19-tin në La Liga.

Tani Messi është golashënuesi i La Ligas me 19 gola, ndërsa Barcelona zë vendin e dytë përkohësisht me 53 pikë.

Shpërndaje në: