Messi i thotë Suarezit: Do ta ndjek Nacionalin për ty

Messi i thotë Suarezit: Do ta ndjek Nacionalin për ty

Leo Messi ka mbështetur mikun e tij, Luis Suarez pas transferimit drejt ekipit uruguaian, Nacional.

Prezantimi i Luis Suarez me Nacional ishte një ngjarje mjaft e mirë.

I transmetuar në televizion, me një paradë, e një prezantim në një stadium të mbushur plot, Luis Suarez nënshkroi kontratën e tij me ekipin uruguaian dhe përpara tifozëve të rinj.

Mes shumë surprizave që ish-sulmuesi i Atletico Madrid dhe Barcelonës ka mundur të përjetojë, ndër të tjera, ka mundur të shohë Leo Messin nga tabela e videove të stadiumit duke i dërguar një mesazh.

“Tani do të ndjek Nacionalin për ty, edhe pse tifozët e Newell nuk kanë kujtime të mira nga ai ekip… Ju uroj gjithmonë më të mirat”, tha lojtari argjentinas.

Suarez kaloi te ekipi uruguaian si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Atletico Madridin.

Shpërndaje në: