Messi: Ka kaluar kohë që kur unë dhe Ronaldo kemi luajtur në të njëjtën ligë, kujtime të paharruara

Messi: Ka kaluar kohë që kur unë dhe Ronaldo kemi luajtur në të njëjtën ligë, kujtime të paharruara

Lionel Messi ka thënë disa fjalë edhe për rivalin e tij, Cristiano Ronaldo.

Ikona argjentinase e futbollit, Messi, është shprehur se koha kur ai dhe Cristiano Ronaldo luanin në të njëjtën ligë ishte shumë e bukur.

“Ka kaluar kohë e gjatë që kur unë dhe Cristiano kemi luajtur në të njëjtën ligë. Ne kemi garuar për të njëjtat synime, si individualisht edhe me skuadrat”, ka thënë Messi për Marca, transmeton Periskopi.

“Skena ishte e bukur, për ne dhe për tifozët. Është një kujtim që do të mbes gjithmonë në historinë e futbollit”, shtoi argjentinasi.

Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca, ku ka folur për shumë gjëra. /Periskopi/

Shpërndaje në: