Messi nderohet nga Papa, i dërgon fanellën e ‘bekuar’ dhe sigurisht të ‘larë nga gjynahet’ me nënshkrim

Messi nderohet nga Papa, i dërgon fanellën e ‘bekuar’ dhe sigurisht të ‘larë nga gjynahet’ me nënshkrim

Përmasat gjigande që ka futbollit në përgjithësi dhe disa lojtarë në veçanti, dihen tanimë. Për këtë flet edhe fakti që Papa Francesco i ka dërguar Lionel Messit një fanellë me autografin e tij.

Ylli argjentinas e ka pranuar “bekimin” e Papës, i cili në fakt fanellën e Athletica Vaticana e kishte nënshkruar që më 12 dhjetor, por Messi e ka pranuar ditën e djeshme.

Për t’i dhënë fanellën Messit u përkujdes Emmanuel Gobilliard, peshkopi ndihmës i Lyon-it, i ngarkuar nga Konferenca e Peshkopëve Francezë që të merret me Lojërat Olimpike Paris 2024.

Kështu tashmë ka ndodhur shkëmbimi i fanellave mes Messi dhe Papës, pasi kryeministri francez, Jean Castex, i kishte dhënë Papa Franceso një fanellë të Messi me numrin 30.

Shpërndaje në: