Messi në Barcelonë, çfarë po ndodh?

Messi në Barcelonë, çfarë po ndodh?

Leo Messi ka zbarkuar këtë të mërkurë në aeroportin El Prat me familjen e tij për të kaluar pjesën tjetër të pushimeve në shtëpinë e tij në Castelldefels.

Ylli argjentinas ka mbërritur nga Rosario me gruan e tij, Antonella dhe tre fëmijët e tyre.

Familja Messi sapo ka kaluar ditët e para të pushimeve në vendlindjen e Leos dhe tani do të kalojë ditët e mbetura në Katalonjë përpara se të kthehet në Paris për fillimin e parasezonit.

Rastësi fati, një tjetër ish-lojtar i Barçës që po kalon ditët në qytetin e Barcelonës është miku i tij i madh Luis Suarez.

Dy familjet do të bëhen bashkë për të kaluar disa ditë së bashku, ashtu siç bënë në ditët kur mbanin fanellën e Barçës.

Shpërndaje në: