Messi në histori të La Ligës

Messi në histori të La Ligës

Sergio Ramos dhe Lionel Messi janë futbollistët e vetëm aktiv në La Liga që kanë shënuar gola në 17 sezone në Spanjë.

Sa herë që zbret në fushë, sa herë që e dërgon topin në rrjetë, Lionel Messi do të barazojë apo thyejë një rekord.

Pas Sergio Ramos, edhe Messi ka arritur të hyjë në mesin e më të mirëve në histori të La Ligës.

Me golin kundër Villarreal, të parin për këtë edicion (2020/21), Leo është bërë vetëm futbollisti i katërt në histori të La Ligës që shënon në 17 sezone me radhë, pas Agustín ‘Piru’ Gaínza (19), Carlos Alonso, ‘Santillana’ (17) dhe Sergio Ramos (17).

Leo mund të mos e kishte arritur këtë nëse Barcelona do t’ia kishte plotësuar kërkesë gjatë verës, që ishte të largohet nga klubi i fëmijërisë. Por, Josep Bartomeu insistoi, dhe Leo sot vazhdon ta veshë fanellën e Barçës, të paktën deri në vitin 2021, kur t’i skadojë kontrata.

Shpërndaje në: