Messi, Pedri dhe Putellas: Barcelona mund të dalë me tre trofe sonte nga Parisi

Messi, Pedri dhe Putellas: Barcelona mund të dalë me tre trofe sonte nga Parisi

Ceremonia për ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit mbahet sonte në Paris.

Topi i Artë, Topi i Artë për vajza, Topi i Artë për të rinj, portieri i vitit dhe disa çmime tjera do të marrin vëmendje në këtë mbrëmje.

Skuadra e Barcelonës pritet të dalë më së miri në këtë garë, me tre emra favoritë për çmimet e tyre.

Lionel Messi (Topi i Artë), Pedri (Kopa Trophy) – për lojtarin më të mirë U21, dhe Alexia Putellas (Topi i Artë për vajza). Këta pritet të jenë fituesit, sipas secilit koeficient dhe medium sportiv, përcjell Periskopi. Që të tre kanë luajtur me Barcelonën në vitin 2021.

Messi aktualisht është pjesë e skuadrës së PSG, por pjesën më të madhe të arritjeve në 2021 i pati me Barcelonën (dhe Argjentinën)./ Periskopi/

Shpërndaje në: