Messi për bisedën në vesh me Lewandowskin: Gjërat që i themi njëri-tjetrit privatisht nuk do të dalin kurrë nga unë

Messi për bisedën në vesh me Lewandowskin: Gjërat që i themi njëri-tjetrit privatisht nuk do të dalin kurrë nga unë

Ka përfunduar takimi i grupit C’ mes Polonisë dhe Argjentinës në kuadër të rundit të fundit në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit 2022.

Argjentina ka shënuar fitore të madhe ndja Polonisë me dy gola të realizuar nga Mac Allister në minutën e 46’të si dhe goli i dytë erdhi nga Alaverez në atë të 67’të, shkruan Periskopi.

Me këtë fitore Argjentina shkoi në kotën e gjashtë pikëve me vendin e parë në grupin C’ duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Pas ndeshjes Messi dhe Lewandowski u pane tek bisedonin diçka me njëri –tjetrin, e sipas disa tifozët thuhet se argjentinasi t’i ketë thënë atij se mund të takohen në Barcelonë.(E pa vërtetuar mirë).

Por, Messi pas ndeshjes i tha gazetarit se fjalët që i flet privatisht me njerëzit nuk dalin kurrë nga ai.

“Çfarë më tha Lewandowski? Kam mësuar se gjithçka që ndodhi në fushë qëndron në fushë si dhe në dhomat e zhveshjes. Gjërat që i themi njëri-tjetrit privatisht nuk do të dalin kurrë nga unë”, tha Messi pas ndeshjes.

Shpërndaje në: