Messi pesimist: ‘Futbolli nuk do të jetë kurrë siç ishte më parë’

Periskopi.com Sporti

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka pranuar se është e vështirë të koncentrohesh në futboll pas ndikimit të madh që pandemia COVID-19 ka pasur në jetët e njerëzve.

“Shumica prej nesh kanë mbetur me dyshime se si do të jetë bota pas çdo gjëje që ka ndodhur. Pos që kjo situatë na befasoi, shumë njerëz kanë pasur kohë të vështirë, pasi kjo situatë i ka prekur në disa mënyra, siç ka ndodhur me gjithë ata që kanë humbur familjarët dhe shokët dhe nuk kanë mundur t’i shohin ata. Ka pasur shumë gjëra negative në këtë krizë, por nuk mund të ketë gjë më të keqe sesa të humbasësh të dashurit. Kjo krijon një frustrim të madh për mua dhe më duket gjëja më jo fer nga të gjitha. Futbolli, dhe jeta në përgjithësi nuk do të jetë kurrë siç ishte më parë”, ka thënë Messi për “El Pais”.

La Liga pritet të rifillojë më 11 qershor. Barcelona po kryeson me dy pikë epërsi ndaj Real Madridit.

Shpërndaje në: