“Messi rikthehet te PSG”, Galtier: Leo tregoi vendosmëri dhe dëshirë për të luajtur në stërvitje

“Messi rikthehet te PSG”, Galtier: Leo tregoi vendosmëri dhe dëshirë për të luajtur në stërvitje

Largimi i “pleshtit” argjentinas, Leo Messi drejt Arabisë Saudite pas humbjes shokuese ndaj Lorient në kampionat, nuk iku pa u vënë re, me klubin dhe tifozët që “dënuan” në mënyrat e tyre 7 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Mirëpo, në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme në kuadër të përballjes, së javës së 35-të të Kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, ndaj Ajaccio, tekniku i PSG, Christophe Galtier foli për rikthimin e “pleshtit” në skuadër, teksa tregoi se Messi ka një dëshirë të madhe për të luajtur me ekipin.

“Për sa i përket sanksionit, siç thashë javën e kaluar, nuk do të shprehem. Përkundrazi, e mirëpritëm rikthimin e Leos. U stërvit gjithë javën me shumë entuziazëm, dëshirë dhe vendosmëri. Me një dëshirë të madhe për të luajtur për ekipin”,- u shpreh tekniku Galtier gjatë intervistës.

Shpërndaje në: