Messi shumë afër PSG-së? Ballina e ‘France Football’ e rezervuar për argjentinasin me fanellën e klubit parisien

Messi shumë afër PSG-së? Ballina e ‘France Football’ e rezervuar për argjentinasin me fanellën e klubit parisien

Sipas raportimeve në mediet franceze, Neymar është duke luajtur një rol të rëndësishëm në transferimin e legjendës argjentinase, Lionel Messit tek skuadra parisiene, PSG, përcjell Periskopi.

Messi poashtu është bërë pjesë e kopertinës së gazetës së njohur të futbollit, ‘France Football’, aty ku shihet me fanellë të PSG-së.

Kontrata e 33 vjeçarit përfundon këtë sezon dhe e ardhmja e tij është ende ‘në ajër’.

Kujtojmë se dy nga klubet me të etura për t’i pasur shërbimet e yllit argjentinas janë. PSG dhe Manchester City. /Periskopi

Shpërndaje në: