Messi vë në shitje këpucët me të cilat vuri rekordin historik, fitimet i dhuron për bamirësi

Messi vë në shitje këpucët me të cilat vuri rekordin historik, fitimet i dhuron për bamirësi

Lionel Messi i ka vendosur në shitje këpucët me të cilat shënoin golin e 644-t për Barcelonën.

Ai vendosi rekord me atë gol dhe tani tifozët e tij mund t’i blejnë ato.

Paratë që do të mblidhen nga ky ankand do të shkojnë sigurisht për bamirësi, konkretisht për fëmijët e sëmurë.

Mendohet se për këpucët e veçanta të Messi do të ofrohet një shumë e konsiderueshme.

Paratë do t’i marrë “Vall Hebron Univeristy Hospital” për “Arts and Health Projekt”.

Messi mund të jetë duke zhvilluar sezonin e fundit me fanellën e Barcelonës.

Atij i skadon kontrata në qershor dhe ende nuk ka shprehur dëshirën për të qëndruar, derisa për t’u larguar edhe zyrtarisht e kishte bërë të ditur vitin e kaluar, por Barça nuk e lejoi.

Ardhja në krye të klubit, të Joan Laportë, ka kthyer shpresat te tifozët se më i miri i të gjitha kohëve do t’i varë atletet te klubi i tyre i zemrës.

Shpërndaje në: