Messit mund t’i ndryshojë pozita te PSG, kjo është arsyja

Messit mund t’i ndryshojë pozita te PSG, kjo është arsyja

Paris Saint-Germaini thuhet se do të luajë me Lionel Messin në një pozicion tjetër në sezonin e ardhshëm pasi në krye të skuadrës pritet të vije një tjetër trajner.

Argjentinasi iu bashkua parisienëve në vitin e kaluar, teksa nuk regjistroi sezon aspak të mirë në sezonin e tij debutues.

Messi u përdor kryesisht në krahun e djathtë të sulmit të PSG-së nën drejtimin e Mauricio Pochettinos. Ai bëri 43 paraqitje, shënoi 11 gola shtoi 15 asistime.
“FootMercato” ka raportuar se 34-vjeçari mund të përdoret si numër “10” në sezonin e ardhshëm, pasi Pochettino pritet të zëvendësohet nga trajneri francez, Christophe Galtier.

Galtier thuhet se do të aplikojë formacionin 3-5-2 te PSG-ja dhe Messi në këtë formacion do të përdoret si “dhjetësh”, prapa sulmuesve.

Formacioni 3-5-2 u përdor nga Pochettino vetëm një herë sezonin e kaluar, me Kylian Mbappen dhe Angel Di Marian që luajtën në qendër të sulmit. PSG e fitoi atë ndeshje 3:0 kundër Angersit, por ai formacion nuk u përdor më.

Shpërndaje në: