Mësuesit e drejtorët e veriut shkojnë në Jarinje, revoltohen prindërit: Këtu mbrohet patriotizmi

Mësuesit e drejtorët e veriut shkojnë në Jarinje, revoltohen prindërit: Këtu mbrohet patriotizmi

Aq shumë u organizuan serbët të protestojnë në veri, sa që edhe mësues dhe drejtorë shkollash gjenden në Jarinje.

Kështu raporton portali i veriut “Kossev”, në një storie ku flet për një protestë të prindërve në Mitrovicë të Veriut në lidhje me vendimin që mësimi të mbahet online dhe jo në formë fizike.

Siç raporton ky medium, prindërit që shkuan në shkolla aty nuk gjetën askënd pos mirëmbajtësve, sepse drejtorët dhe mësuesit kishin shkuar në Jarinje.

E kjo ka shkaktuar edhe nervozizmin e prindërve serbë të fëmijëve që shkollohen aty.

“Patriotizmi mbrohet këtu, këtu mbrohet fati i fëmijëve, jo në Jarinje. Vendosni këtu së pari”, kanë shpërthyer prindërit serbë të indinjuar./lajmi

Shpërndaje në: