Meta: Marrëveshja e Kurtit për arkiva është gabim fatal që nuk ka kthim

Meta: Marrëveshja e Kurtit për arkiva është gabim fatal që nuk ka kthim

Analisti politik, Bardhyl Meta e ka cilësuar si gabim fatal të pakthyeshëm marrëveshjen e delegacionit kosovar për hapjen e arkivave të UÇK-së.

Meta e cilësoi këtë marrëveshje si fatale me pasoja për Kosovën, e cila sipas tij nuk ka kthim mbrapa.

“Kemi të bëjmë me një gabim fatal, pra fatal me pasoja. Që nuk ka kthim mbrapa i kryeministrit Kurti, pasi edhe ai e mbajti të njëjtin qëndrim me Besnik Bislimin, i cili me një lehtësi të patolerueshme bën kësi marrëveshje dhe del me një fjali del në konferencë për shtyp dhe thotë që kemi bërë marrëveshje për hapjen e arkivave reciproke” – tha ai.

Meta këto komente i bëri në emisionin Politiko në Kanal10.

Shpërndaje në: