Meta publikon karikaturën e Ramës: I preferuari për shkrime propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit

Meta publikon karikaturën e Ramës: I preferuari për shkrime propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit

Në kulmin e debatit  për spiunët e ish-Sigurimit, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar karikaturën e kryeministrit Edi Rama në revistën “Në shërbim të popullit”,  publikuar me 10 tetor 1983.

Meta thotë se Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.

“Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit. Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve. Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar. Në foto: (Karikatura e Edi Ramës në revistën “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983)”, ka shkruar Meta në Facebook.

Autoriteti i Dosjeve ka tensionuar jo pak politikën shqiptare me akuzat e fundit për përfshirjen e një politikani të lartë në dosjet e Ish-Sigurimit.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri tha që ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e komunizmit.

Në dokument thuhet se emri i Metës ka rezultuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

“…Ilir Meta, i pajisur me certifikatë të pastërtisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konfirmuar nga ana jonë me vendim të datës 28.04.2017, rezulton se në fakt figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit”, thuhet në dokumentin e dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa ish-presidenti Meta hodhi poshtë akuzat se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Shpërndaje në: