Meteori misterioz godet tokën e Siberisë (Foto/Video)

Meteori misterioz godet tokën e Siberisë (Foto/Video)

Banorët e qytetit të Jekaterinburgut në malet e Uralit të Rusisë vazhdojnë të mendojnë për atë që disa e kanë përshkruar si një meteor të rënë në tokë.

Disa qytetarë të Jekaterinburgut kanë shkruar në Twitter se në orët e hershme të së hënës, një objekt i ndezur i paidentifikuar ra në afërsi të periferisë jugore të qytetit pranë qendrës ekspozuese EXPO dhe aeroportit të Koltsovos.

Dega e ministrisë së emergjencave ruse në rajonin e Sverdlovskut tha për “RIA Novosti” se nuk kishte pasur raporte për ndonjë incident të tillë në Jekaterinburg, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Një përfaqësues i aeroportit të Koltsovit nga ana e tij u citua nga “RIA Novosti” se aeroporti po vepron në mënyrë rutinore.

Disa media njoftuan një zëdhënës të qendrës së EXPO të ketë thënë se “rënia e meteorit” ishte një fushatë marketingu e mbajtur nga administrata e një parku zbavitës lokal përpara zbulimit të të ashtuquajturit Pema e Vitit të Ri të Hapësirës.

Sipas zëdhënësit, organizatorët e projektit vendosën të organizojnë një shfaqje për të njoftuar ardhjen e ekspozitave të Muzeut të Kozmonautikës dhe atraksioneve për pemën e Krishtlindjes.

Një sërë përdoruesve të Tëitterit në Jekaterinburg treguan reagime të përziera ndaj lajmit, duke bërë shaka për takimin e ardhshëm me jashtëtokësorët.

Një përdorues tjetër përshkroi meteoritin e supozuar si “lajme thjesht urale”./Periskopi/

Shpërndaje në: