Microsoft ndalon versionin e ri të Windows 10 2018

Microsoft ndalon versionin e ri të Windows 10 2018

Microsoft ka ndalur shpërndarjen e versionit të ri të Windows 10 2018, transmeton Indeksonline.

Kjo vjen pasi që disa dokumente të këtij versioni janë fshirë, kështu ka lajmëruar vet kompania.

“Ne kemi ndaluar shpërndarjen e versionit të ri të Windows 10 2018 pas raporteve të përdoruesve se disa dokumente mungojnë pasi po bëhet update” ka thënë kompania në reagimin e saj.

Nëse tentoni të merrni këtë version në mënyrë manuale atëherë do ju vije një lajmërim “Ju lutem mos e instaloni këtë dhe prisni deri sa versionet tjera të jenë të mundshme”.

 

Shpërndaje në: