Midis Berlinit: Ambasadori gjerman iu thotë gjermanëve të hanë ajvar të Krushës

Midis Berlinit: Ambasadori gjerman iu thotë gjermanëve të hanë ajvar të Krushës

Organizata të ndryshme gjermane që nga paslufta kanë ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës.

E tillë ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe “GIZ”-i gjerman, organizatë e cila edhe sot e kësaj dite operon në Kosovë, duke mbështetur bizneset e vogla.

Një mbështetje të tillë gjermanët ua kanë dhënë edhe grave të Krushës, të cilat merren me prodhimin e ajvarit.

E ajvarin e grave të Krushës, ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, e ka reklamuar edhe në mes të Berlinit.

Heldt ka thënë se ky është një premtim që e kishte dhënë, ndërkohë porositë gjermanët që të hanë më shumë ajvar.

“Hani më shumë ajvar, është i shëndetshëm dhe i shijshëm”, ka shkruar Heldt.

“20 vjet bashkëpunim gjermano-kosovar: Për një dekadë, zonjat e forta të #Krusha punojnë si bashkëpunuese  me @giz_gmbh. Premtova në vizitën time të fundit  se do të rrisë ndërgjegjësimin rreth Ajvarit.  Dhe tani është në dispozicion edhe në zemër të Berlinit. Gjermanë, hani më shumë Ajvar”, ka shkruar Heldt në twitter./Periskopi/

Shpërndaje në: