Mihajlovic: Do të ketë minuta edhe për Ajetin

Mihajlovic: Do të ketë minuta edhe për Ajetin

Ish trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic, i ka premtuar mbrojtësit shqiptar se do të ketë minuta në javët e ardhshme. Ajeti është rikthyer nga lëndimi por ende nuk është i gatshëm për të startuar.

“Ajeti është mirë fizikisht, por ende nuk mund të luajë 90 minuta të plota. Ai është një lojtar ndryshe nga të tjerët, pasi po flasim për një mbrojtës tipik që markon dhe do të ketë hapësirat e tij”.

“Kur flisja për atë që ekipi duhet të bëjë dhe vëmendjen që duhet t’i kushtojmë detajeve, e kisha fjalën pikërisht për këtë karakteristike”.

“Nuk mund ti shpenzojmë të gjitha energjitë për një pjesë loje dhe pastaj të ecim në fushë. Ekipi duhet të luajë me angazhim dhe zemrën që karakterizon këtë fanellë”, kanë qenë fjalët e Mihajlovic. /Periskopi.com

Shpërndaje në: