Mijëra njerëz protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm në Australi

Mijëra njerëz protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm në Australi

Mijëra protestues kundër vaksinimit të detyrueshëm për Covid-19 u mblodhën nëpër disa qytete të Australisë të shtunën. Sidoqoftë, pati edhe tubime të atyre që i përkrahin masat shëndetësore.

Programi australian i vaksinimit është vullnetar dhe deri tani është treguar mjaft i suksesshëm. Rreth 85 për qind e popullsisë mbi moshën 16-vjeçare është vaksinuar plotësisht, shkruan France24, transmeton Gazeta Express.

Por protestuesit dolën rrugëve të qyteteve australiane të shtunën për të kërkuar që vaksinimi të mos bëhet i detyrueshëm. Një vendim i tillë është zbatuar vetëm për profesione të caktuara nga autoritetet shtetërore.

Në Melbourne, një grup prej mijëra njerëzish bënë thirrje që udhëheqësi rajonal, Daniel Andreës, të burgoset dhe shprehën zemërim për kompetencat e reja që janë propozuar në pandemi.

Policia tha se deri 10.000 persona janë grumbulluar në Sydney. Një protestues foli para turmës i maskuar si ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Ndryshe, Australia, shtet me mbi 25 milionë banorë, ka shifra më të ulëta të të vdekurve dhe të infektuarve në krahasim me shumë shtete që kanë numër të përafërt të banorëve. Deri më tani, në vendin e largët janë regjistruar 1.933 viktima dhe mbi 195.000 raste me Covid-19.

Shpërndaje në: