Mike Pompeo mund të zëvendësojë John Boltonin

Mike Pompeo mund të zëvendësojë John Boltonin

Vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump shkarkoi Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton, zyrtarët e administratës po diskutojnë mundësinë e zëvendësimit të tij me rivalin e tij kryesor, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

Sipas këtij skenari, diplomati i lartë i vendit do të marë rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare dhe do t’i bëjë të dy punët, sipas një zyrtari të lartë të administratës dhe një burimi që ka njohuri për këtë, njofton Klan Kosova.

Kjo do ta bënte Pompeon personin e dytë në histori që ka dy pozita në të njëjtën kohë.

I pari është Henry Kissinger, i cili ishte Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të presidentit, Richard Nixon, kur u emërua sekretar i shtetit në 1973 dhe i mbajti këto pozita për dy vjet.

Nuk është ende e ditur se sa seriozisht Trump po e konsideron këtë mundës dhe një burim i njohur me procesin thotë se Pompeo i ka dhënë presidentit një listë të emrave të tjerë për t’u marrë parasysh.

Të mërkurën, kur u pyetën për zgjedhjet e tij më të mira për të zëvendësuar Boltonin, Presidenti tha: Unë kam pesë njerëz që e dëshirojnë shumë atë rol … Pesë njerëz që i konsideroj njerëz shumë të kualifikuar, të mirë.

Shpërndaje në: