Mikqit i vjen një mbështetje, është zyrtari i Listës Serbe që sulmoi Petroviqin

Mikqit i vjen një mbështetje, është zyrtari i Listës Serbe që sulmoi Petroviqin

Zyrtari i Listës Serbe Milan Kostiq që sulmoi para ca ditësh kreun e SLS-së Sllobodan Petroviqin, sot ka vazhduar ta përkrahë zv.ministren e shkarkuar të Drejtësisë Vesna Mikiq për qëndrimin kundër NATO-s.

Në një koment në Facebook, Milan Kostiqi kritikon Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe botën që po e përkrah shkarkimin e Vesna Mikiqit, duke thënë ndër të tjera se “paramendojeni që dikush nuk ka të drejtë ta thotë të vërtetën në publik dhe është gabim i saj që ka thënë se populli i saj ka vuajtur nga bombat e NATO-s. Kjo është turp për të gjithë botën që e përkrah këtë sistem në Kosovë”.

Shpërndaje në: