Mikrobet nga hapësira mund ta shkatërrojnë sistemin imunitar të njerëzimit – alarmojnë shkencëtarët

Periskopi.com Shëndeti

Ashtu si marsianët në novelën e HG Wellsit “Lufta e Botërave” vriten nga një “bakterje sëmundëse” në Tokë, shkencëtarët tash sygjerojnë se njerëzit dhe gjitarët e tjerë mund ta kenë problem të luftojnë bakteriet nga planetet e tjera.

Nëse kanë kushtet e duhura dhe përzirjen e duhur të elementeve, është e natyrshme që këto mikroorganizma të tilla si bakteriet dhe viruset mund të ekzistojnë matanë Tokës, dhe ka plane për të filluar kërkimet për shenja të tyre në planetin Mars dhe në disa prej hënave të Saturnit dhe Jupiterit, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Jeta aliene mund të komponohent teorikisht nga komponimi i amino acideve të ndryshme të ngjashme me ato që janë në tokë.

Shkencëtarët nga universitetet e Aberdeenit dhe Exeterit testuan mënyrën se si qelizat imunitare të gjitarëve do të përgjigjjeshin ndaj peptideve që mbajnë dy aminoacide që janë të rralla në Tokë por që janë të zakonshme në meteorë.

Aminoacidet “izovalinë” dhe “acidi a-aminoisobutyric” iu dha minjve, që kanë sistem imunitar të ngjashëm me njerëzit.

Ata zbuluan se sistemi imunitar i minjve reagoi ndaj peptideve “aliene” shumë më keq e me më pak efikasitet se sa ndaj bakterieve nga planeti ynë.

“Jeta në tokë mbahet nga 22 amino acide esenciale,” tha autorja udhëheqëse e këtij studimi Dr.Katja Schaefer. “Hulumtimi ynë tregoi se ato peptide të jashtme ishin ende të procesuara, dhe qelizat T ishin ende të aktivizuara, por përgjigjjet ishin tepër më efikase se sa ndaj peptideve të Tokës.”

“Prandaj mund të spekulojmë që kontakti me mikro-organizma jashtë-tokësore mund të përbëj rrezik imunologjik për misionet hapësinore që kanë për qëllim të shohin organizmat nga planetet e jashtme dhe hënat,” tha ajo.

Shkaku i frikës së lartë nga këto mikrobe, misioni i famshëm Apollo 11 që kishte zbarkuar në Hënë në vitin 1959, pas kthimit në tokë ishte detyruar që të rrinte për 3 javë në karantinë./Periskopi

Shpërndaje në: