Mikrobiologu britanik: Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë një valë të dytë të koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Nuk ka prova që të vërtetojnë një valë të dytë të koronavirusit. Kështu ka deklaruar profesori britanik Hugh Pennington, mikrobiolog në Universitetin e Aberdeen.

Sipas tij ideja për rikthimin e një vale të dytë të Covid-19 bazohet në në modele të vjetëruara të gripit. Shkencëtarët i janë referuar vazhdimisht pandemisë së gripit spanjoll të vitit 1918.

 

 

“Virusi i gripit ka një kulm, më pas zbret dhe më pas ka valë të dyta dhe madje edhe të treta. Gripi nuk është një model i mirë sepse ky virus sillet ndryshe. Unë jam skeptik i valës së dytë. Nuk ka patur valë të dytë të ngjashme me COVID-19 në Kinë, Korenë e Jugut ose Zelandën e Re”, tha ai.

Gripi është biologjikisht i ndryshëm nga koronavirusi  dhe nuk duhet të jetë i krahasueshëm, shtoi profesori Pennington.

Po ashtu mikrobiologu vuri në dyshim efektivitetin e masave të ashpra të bllokimit. Ai tha për mediat se nëse bllokimi do të kishte qenë aq i shkëlqyeshëm, do të kishim më pak raste.

Këtë deklaratë Pennington e bëri pasi qeveria britanike u detyrua të tërhiqte pretendimet se lehtësimi i masave kufizuese në Angli do të “çojë në mënyrë të pashmangshme” në një rritje të rasteve.

Ndërkohë, shumë ekspertë  janë pajtuar në një mendim se infeksioni është i detyruar të rishfaqet në një valë të dytë në mungesë të një vaksine.

Frika më e madhe është se vala e dytë do të ndodhë gjatë dimrit dhe përkon me sezonin e gripit, dhe  mund të shkaktohet sërish kaos në spitale.

Profesori Pennington, megjithatë, tha që provat për të mbështetur këto pretendime janë ‘shumë të dobëta’.

Shpërndaje në: