Mikrofonët kanë kapur sharjen brutale që Kieran Tierney i bëri lojtarit të Benficas pasi simuloi

Mikrofonët kanë kapur sharjen brutale që Kieran Tierney i bëri lojtarit të Benficas pasi simuloi

Arsenali është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europa League të enjten, pas një fitoreje dramatike kundër Benfcias.

Pasi barazoi 1-1 në ndeshjen e parë, Arsenali e dinte se një barazim pa gola ose një fitore do t’ia siguronte fazën tjetër, transmeton Periskopi.

Kur kishin mbetur edhe 25 minuta, ‘Topçinjtë’ ishin në disavantazh 2-1 dhe buzë eleminimit nga kompeticioni.

Por golat nga Kieran Tierney dhe Pierre-Emerick Aubameyang ia siguruan rikthimin sensacional.

Kieran Tierney in action for Arsenal

Pati shumë lojtarë që performuan në mënyrë brilante për Arsenalin në këtë ndeshje. Bukayo Saka ishte një prej tyre dhe qartazi meritoi të shpallej ‘Lojtari i Ndeshjes’.

Mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Tierney, gjithashtu pati një natë fantastike.

Mbrojtësi skocez është shndrruar në të preferuarin e fansave për sjelljen e tij të sportistit të vërtetë në fushë dhe për paraqitjet konsistente.

Tierney është i pakompromis në fushë. Dhe Darëin Nunez e kuptoi këtë në mënyrën më të vështirë në ndeshjen që u luajt në ‘Karaiskakis Stadium’.

p1evfmtta9mvqnr9d9dedq12kfn.jpg

Në minutën e 84-t, me Arsenalin që ishte në kërkim të fitores, Nunez ‘fluturoi’ pas një ndërhyrjeje nga Tierney.

Gjyqtari pretendoi se ndërhyrja nuk ishte e palejuar dhe mikrofonët kapën reagimin frustrues të Tierneyt ndaj simulimit të Nunezit.

”Ti je një p*dh simulues i dreqit,”mund të dëgjohet Tierney duke i thënë Nunezit të shtrirë në fushë.

Shikoni më poshtë (PARALAJMËRIM: Gjuhë e rëndë eksplicite):

 

Shpërndaje në: