Miku i Kurtit për këtë lule n’saksi: Lulja ia kthen shpinën dreqit, lulja do oksigjen, e do dritën dhe diellin, jo errësiren, jo natën e dioksidkarbonin

Miku i Kurtit për këtë lule n’saksi: Lulja ia kthen shpinën dreqit, lulja do oksigjen, e do dritën dhe diellin, jo errësiren, jo natën e dioksidkarbonin

(artikull i publikuar në rubrikën fun)

Ushtruesi i detyrës së militantit aktiv të Vetëvendosjes, z.Gëzim Mekuli, i ka bërë një interpretim interesant fotografisë së famshme nga takimi i sotëm Kurti – Vuçiq në Bruksel.

Ai thotë se sot në Bruksel është dreqi para engjullit dhe se ‘sot po nderohet Mihail Grameno, Qerqiz Topulli, Mujo Ulqinaku, Bajram Curri, Shote dhe Azem Galica, Adem Jashari e Enver Zymberi’.

(foto: Kurti dhe Mekuli) 

Shkrimi i plotë emocionues i Mekulit:

“Sot përfaqësuesi i Çubrilloviqit ballë për ballë me Rilindjen kombëtare.

Sot ideologu i Ivo Andriq ballë për ballë me Sami Frashërin.

Të dashur lexues,

Sot, pas 150 vjetësh Serbia fashiste po ndeshet me shpirtërat humane e patriotike të Vaso Pashë Shkodranit, Ndre Mjedës e të Konstantin Kristoforidhit.

Sot në Bruksel dreqi para engjullit.

Sot flet krimineli para demokratit, dhe Europa e dëgjon dhe e lëmon.

Sot po nderohet Mihail Grameno, Qerqiz Topulli, Mujo Ulqinaku, Bajram Curri, Shote dhe Azem Galica, Adem Jashari e Enver Zymberi.

Sot po mbrohet kombi, e jo veq veriu i Kosovës.

Sot demokracia kundër diktaturës.

Shiko fotografinë, i dashur lexues: edhe lulja i’a kthen shpinën dreqit. Lulja do oksigjen, e do dritën dhe diellin, jo errësiren, jo natën e dioksidkarbonin!”

Shpërndaje në: