Milaim Zeka flet edhe një herë për aderimet e gazetarëve në parti politike

Milaim Zeka flet edhe një herë për aderimet e gazetarëve në parti politike

Gazetari Milaim Zeka, përmes një statusi në profilin e tij, ka folur në lidhje me aderimet e gazetarëve në parti politikë.

Sipas tij, gazetarët krijojnë opinione e politika i ndryshon proceset dhe na bënë jetën tonë më të mirë, ose më të keqe.

Ky është postimi i plotë i tij:

Gazetaret krijojne opinione, politika i ndryshon proceset

Po e shohe, qe shume veta, o kritikojne, o po i shajne aderimet e kolegeve te mi neper parti politike.

Cdonjeri ne kete bote, e ka te drejten absolute qe vet te percaktohet, se si te jetoje, si te mendoje, e si te garoje politikisht. Cdo qytetare e katundar, duhet me dite, qe ne gazetaret vetem krijojme opinione permes shkrimeve tona, ose permes emisioneve tona, mirepo politika eshte ajo qe na i ndryshone gjerat. Na bene jeten tone ose me te mire, ose me te keqe.

Perzgjedheja e nje partie politike, eshte si puna e nuses, ose e burrit. Dikush e ka qef te gjate, dikush te shkruter, dikush me folke, dikush pa floke, e keshtu me radhe. Kur nje profesor e pyeti Hallary Clintonin se a don ta ndryshoje boten, ajo u pergjigj: Po! Atehere futu ne politike, i tha ai. Imagjinoni se cfare fati ka pasur kombi shqipetar, edhe kombet e tjera te botes, me futjen e saje ne politike. Por ka edhe raste te kunderta. Imagjinoni se cfare tragjedie u solli popujve te Ballkanit futja ne politike e Milloshevicit. Imagjinoni se cfare tragjedie te rende i sollen Kosoves shume te paditur qe ju futen politikes. Shume kriminel, shume vrases, shume hajdute, shume rrugac, shume te pacipe, e te pashkolluar, mbi te gjitha ne akademine e familjes.

Qe 17 vite, kjo race politikanesh, me shume nje 10 perqindesh te ndershem, ja kane nxi ftyren Kosoves perpara popujeve te botes, e ja kane nxi jeten popullit te Kosoves, saqe asnje shprese per te ardhmen nuk ja kane lane.

Prandaj mos i paragjykoni keta gazetare. Le ta tregojne veten edhe ne politike. Ai qe ka qene pis ne gazetari, e faqezi, ka me u ba edhe ma i poshter ne politike. Ai qe ka qene i ndershem, i ndershem ka me mbete deri ne vdekje! Kosova duhet me ndryshu. Kosova ndryshon, vetem kur partite e pushtetit shkone ne pension, ose i kthehen pllugut, traktorit, lopes, dhise, bullicave, e deleve te fshatit. Kostumet e shtrenjeta, nuk ia mbulojne budallakine e politikanit. Kravata, ta ngulfate fytin, po jo budallallekun…

Shpërndaje në: