Milaim Zeka kundër shamisë: Ata që janë PRO shamisë le ta vendosin në oborrin apo banesat e tyre

Milaim Zeka kundër shamisë: Ata që janë PRO shamisë le ta vendosin në oborrin apo banesat e tyre

Gazetari Milaim Zeka është përfshirë në debatin mbi lejimin e mbulesës për vajzat e mitura në shkolla publike.

Zeka tha se është kundër kësaj praktike pasi është edukuar nga babai dhe babagjyshi i tij që gjithashtu ka qenë hoxhë se është kundër bartjes së shamicë në shkolla.

“Lidhur me shamine, Arif Sherifi – Zeka, studiues i njohur i gjuhes arabe, hoxhe i shkolluar, qysh ne vitet e pasluftes, ka qene kunder shamise. Ai ka luftuar me te gjitha energjite e me gjithe shpirtin per shkollimin e femrave shqiptare. Kjo deshmohet me pese motrat e mia, te gjitha te shkolluara. Halla ime, Dada Sabri, e bija e hoxhes, pra, e babgjyshit tim, akome e gjalle, kurre shami nuk ka vene ne koke. Mbi bazen e kesaj edukate, nga gjyshi dhe babai im, kam qene, jam, dhe do te jem, KUNDER bartjes se shamise neper shkolla”, ka thënë ai.

Zeka është shprehur se ata që janë për lejimin e shamisë mund ta vendosin në ambientet e tyre private.

“Ata qe jane per, munden me e vendos vetem per ambientete e tyre private, ne oborrin e tyre, shtepite apo banesat e tyre, apo ne shkolla te dedikuara. Duhet me respektu rrenjet tona per me lyp respekt prej botes dhe per me mujt me kerku ato qe jemi tu i kerku prej pas luftes. E sot kur po kerkohet me te madhe liberalizimi i vizave, ia nisin edhe debatet per shamia. Nje hap para e tre mbrapa. Keshtu mendoje une. Keshtu jam i gatuar”, ka thënë Zeka.

Shpërndaje në: