Milaim Zeka për Marrëveshjen e Washingtonit: Na edhe 2 mijë vjet s’mund ta kishim bërë asi marrëveshje

Milaim Zeka për Marrëveshjen e Washingtonit: Na edhe 2 mijë vjet s’mund ta kishim bërë asi marrëveshje

Në emisionin e ashtuquajtur “Debat Live” në televizionin publik u diskutua sërish për Marrëveshjen e Washingtonit të arritur para gati 20 ditësh në Shtëpinë e Bardhë.

Ish politikani dhe ish gazetari Milaim Zeka në mënyrë të përgjithshme theksoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

“14 ditë kanë diskutuar këshilltarët e presidentit Clinton se si t’ia lënë emrin ndërhyrjes. Në fund dolën te ndërhyrja humanitare.” – tha ai, përcjell Periskopi.

Ndërkohë që marrëveshjen e 4 shtatorit e komentoi si në vijim:

“Këta që kanë dilema për këtë marrëveshje janë dy grupe. E para janë miopë e naivë. Dhe të dytët janë emisarë pro-rusë e pro-serbë të veshur me tesha patriotike.”

Zeka më pas u mor edhe me Serbinë, për të cilën deklaroi se po provonte të përçante Kosovën përmes emisarëve të saj në Kosovë.

“Na edhe dymijë vjet nuk mund të arrinim ta bënim këtë marrëveshje. Është siklet i madh për Vuçiqin t’ia zgjas dorën Thaçit, Haradinit, Avdullah Hotit. Është siklet për Vuçiqin, jo për neve.” – shtoi ai. /Periskopi

Shpërndaje në: