Milaim Zeka thotë se i arrestuari i parë nga Specialja dyshohet për vrasjen e një zyrtari të lartë të LDK-së

Milaim Zeka thotë se i arrestuari i parë nga Specialja dyshohet për vrasjen e një zyrtari të lartë të LDK-së

Ish’deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka thënë sot se i arrestuari i parë nga Specialja, Salih Mustafa,  dyshohet për disa vrasje gjatë luftës, si dhe sipas tij, të paktën një vrasje të një zyrtari të lartë të LDK’së.

Zeka në Facebook ka thënë se këto informacione i ka marrë nga burime brenda Prokurorisë.

Sipas tij, arrestime do të ketë edhe në ditët në vazhdim.

Postimi i Zekës:

Arrestimi i sotem – sinjal serioz per njereze joserioz
Arrestimi qe ka ndodhur sot ne zyrat e FSK-se, eshte teper serioz. Personi i arrestuar ne Prishtine, sipas burime brenda Prokurorise, akuzohet per disa vrasje gjate luftes, dhe te pakten per nje vrasje te pasluftes, te nje personaliteti dhe zyrtari te larte te LDK/se.
Ky arrestim eshte bere ne kohen kur dosjet e Speciales po shperndahen si thase pasuli. Efekti do te dihet me vone, ama nje gje eshte e sigurte: Veprimi i sotem dergon signale te qarta te ata qe mendojne se puna e Gjykates eshte minuar.
Ka gjasa se arrestime do te kete edhe ne ditete ne vijim.
Ne kete foto jane Salih Mustafa- Cali dhe Fadil Syleviqi

Shpërndaje në: