Milan i ‘falet’ Piatekut, fiton ndaj Atalantas (VIDEO)

Milan i ‘falet’ Piatekut, fiton ndaj Atalantas (VIDEO)

Milan ka shënuar fitore të rëndësishme sa i përket pozitës së katërt, duke mposhtur Atalantan me rezultat 1-3. 

Vendasit e nisën më mirë takimin duke shënuar nëpërmjet Remo Freuler (33′).

Por rikthimi sensacional i Milanit filloi me Krzysztof Piatek (45′), i cili barazoi gjithçka dhe konfirmoi se ai është në formë të shkëlqyeshme këtë sezon.

Hakan Calhanoglu (55′) kompletoi rikthimin me një gol tejet të bukur.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes sërish polaku Piatek (61′), i cili shënoi golin e 17-të këtë sezon në Serie A.

Milan mbetet në vendin e katërt me 42 pikë, kurse Atalanta në pozitën e pestë me 38 pikë.

Javën e ardhshme, Milan takohet me Empolin në ‘San Siro’, teksa Atalanta udhëton te Torino. /Periskopi/

Shpërndaje në: