Milan-Spezia: Shqiptari luan nga minuta e parë

Periskopi.com Sporti

Milani sonte luan si vendës kundër Spezias, në ndeshjen e vlefshme për Serie A, me fillim nga ora 18:30.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë do të jetë reprezentuesi shqiptar, Rey Manaj.

Sulmuesi shqiptar tashmë ka fituar besimin e trajnerit Thiago Motta, i cili sonte i ka besuar në një ndeshje tejet të rëndësishme.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka vendosur që në këtë ndeshje në krye të sulmit ta vendosë legjendën Zlatan Ibrahimovic.

Ndeshja do të zhvillohet në San Siro dhe është e vlefshme për xhiron e 22-të.

Milani renditet në pozitën e tretë me 48 pikë dhe në rast të fitores do të renditet në pozitën e parë me 51, një më shumë se sa Interi që aktualisht mban pozitën e liderit me 50 pikë. Ndërsa, Spezia renditet në pozitën e 16-të me 19 pikë.

Formacionet zyrtare:

AC Milan:

Spezia: