Milan ua kthen tifozëve paratë e biletave

Milan ua kthen tifozëve paratë e biletave

Në Serie A u vendos që këtë javë të zhvillohen ndeshjet me dyer të mbyllura, për shkak të frikës për përhapjen e Koronavirusit.

Kur u mor vendimi që ndeshjet të luhen pa tifozë, një numër i madh njerëzish i kishin blerë biletat ose kishin bileta sezonale.

Pikërisht për këtë arsye Milani ka marrë një vendim pozitiv për tifozët, teksa të njoftoi se të gjithë tifozët që kanë marrë bileta për ndeshjen me Genoan të dielën, do të rimbursohen.

Një lajm ky shumë i mirë për tifozët, të cilëve tani do iu kthehen lekët pas.

Është folur për këtë çështje edhe në ndeshjen mes Juventusit dhe Interit, me bardhezinjtë që ende nuk e kanë marrë një vendim për të rimbursuar tifozët. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: