Milani barazon pa gola kundër Cagliarit

Milani barazon pa gola kundër Cagliarit

AC Milan nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e artë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve duke barazuar me Cagliarin.

Me një fitore ndaj Cagliarit, “Rossonerët” do kualifikoheshin, mirëpo barazuan pa gola.

Milan dominuan në të gjitha aspektet, por nuk i konkretizuan rastet.

Kurse, Cagliari kishte vetëm disa gjuajtje në portë duke përfituar nga kundëraksionet.

Kësisoj, Milan rikthehet në pozitën e tretë me 76 pikë dhe ndeshja e radhës ndaj Atalantas do jetë vendimtare për kualifikimin në LK.

Ndërsa, me këtë barazim, Cagliari renditët në pozitën e 16-të me 37 pikë./

Shpërndaje në: