Milani e bëri Spezian të duket si Real Madridi: Spezia triumfon me përmbysje të rezultatit

Milani e bëri Spezian të duket si Real Madridi: Spezia triumfon me përmbysje të rezultatit

Spezia ka shkaktuar befasi sensacionale, teksa nga disavantazhi 1-0, ka triumfuar 2-1 kundër Milanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Aftësi e jashtëzakonshme kjo e Milanit… ta bëjë të duket Spezian si Real Madridi, zonja dhe zotërinj, shkruan Periskopi.

Skuadra e cila dikur gëzonte prestigj global kaloi në epërsi në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë, përmes një goli nga Rafael Leao, pasi paraprakisht Theo Hernandez huqi një penallti falë mendjmadhësisë.

Spezia barazoi në minutën e 64-t përmes Agudelos, para se në të gjashtën e shtesës Gyasi t’ia siguronte pikët e plota mysafirëve midis ‘San Siros’.

Pas kësaj disfateje, Milani humb mundësinë ta rrëmbejë vendin e parë dhe mbetet në kuotën e 48 pikëve, ndërsa Spezia ngritet në pozitën e 14 me 22 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: